Talat Xhaferi takohet me Zelenskyn në Kiev

Aktuale

Talat Xhaferi takohet me Zelenskyn në Kiev

Më: 28 prill 2022 Në ora: 00:22
Talat Xhaferi gjatë takimit me Zelenskyn në Kiev

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka takuar sot presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev.

Xhaferi përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime ukrainasve që kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e nisur nga Rusia, më 24 shkurt.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën.

Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, ka shkruar Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat