KEDS i përkushtuar për ofrimin e sigurisë dhe shëndetit në punë

Aktuale

KEDS i përkushtuar për ofrimin e sigurisë dhe shëndetit në punë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:48
KEDS

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, këtë vit KEDS-in e gjen me projekte të rëndësishme nga këto fusha. Madje këtë muaj Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) është licencuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për ofrimin e kualifikimeve profesionale për sigurinë dhe shëndetin në punë.

E me qëllim të ofrimit të një ambienti të sigurt pune, punëtorët e KEDS-it zhvillojnë edhe trajnime të ndryshme.

Drejtoresha për cilësi, siguri dhe trajnime në KEDS, Valbona Kadrijaj tha se si kompani janë shumë të përkushtuar dhe vazhdimisht avancojnë në ofrimin e kushteve sa më të mira në aspektin e sigurisë.

Kadrijaj u shpreh se Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë kompaninë KEDS e gjen me shumë të arritura që synim të vetëm kanë zvogëlimin e aksidenteve në vendin e punës.

Kadrijaj: KEDS me shumë të arritura në sigurinë dhe shëndetin në punë

“Këto shërbime që ne i ofrojmë brenda kompanisë janë të ndërlidhura me vlerësimin e riskut në vendin e punës, me trajnimin e vazhdueshëm të punëtorëve nga siguria dhe shëndeti në punë si dhe me inspektimin e pajisjeve dhe mjeteve të punës dhe shërbimet e tjera që gjithmonë bëhen me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Nëse kthehemi sot që është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë mund të them se kjo ditë e gjen KEDS-in me shumë të arritura nga siguria dhe shëndeti në punë, gjithmonë me qëllimin që të kemi zvogëlim, minimizim ose zero aksidente në vendin e punës”, theksoi Kadrijaj.

Drejtoresha për cilësi, siguri dhe trajnime në KEDS, Valbona Kadrijaj u shpreh se këtë muaj KEDS është licencuar për ofrimin e kualifikimeve profesionale për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas saj, projekt tjetër që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punës është edhe ndërtimi i Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ISO 45001 dhe Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit ISO 14001.

Kadrijaj: Jemi licencuar për ofrim të kualifikimeve profesionale për siguri dhe shëndet në punë

Këto kualifikime do të organizohen në tri nivele që është niveli themelor i specialistit të sigurisë dhe shëndetit në punë, niveli i avancuar që më pastaj është i profilizuar në sektorin e energjisë, ndërtimit dhe logjistikës dhe është niveli i tretë me radhë që është niveli i ekspertit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Përmes ofrimit të këtyre kualifikimeve synimi ynë është që të ofrojmë sa më shumë staf të kualifikuar në kompani dhe njëkohësisht të ngrisim vetëdijesimin e tyre për rëndësinë që ka siguria dhe shëndeti në punë”, tha ajo.

Ndërsa, Izja Mjeku, trajner në kompaninë KEDS, u shpreh se si kompani i kushtojnë rëndësi të veçantë sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve të tyre, prandaj edhe kanë krijuar qendrën trajnuese.

Sipas tij, të gjithë punëtorët e KEDS-it trajnohen në këtë aspekt dhe njoftohen për pajisjet mbrojtëse personale, pajisjet ekipore, por edhe inspektohen në terren.

Mjeku: Në mënyrë të vazhdueshme i trajnojmë punëtorët për siguri dhe shëndet në punë

“Ne në mënyrë të vazhdueshme i trajnojmë punëtorët me theks të veçantë për siguri, shëndet në punë si dhe trajnim profesional. Gjithë punëtorët e KEDS-it pra trajnohen dhe aty ne i njoftojmë për pajisjet mbrojtëse personale, pajisjet ekipore të cilat punëtorët i përdorin gjatë punëve të përditshme që i kryejnë. Qendra trajnuese i posedon të gjitha pajisjet të cilat punëtorët tanë i praktikojnë në terren dhe ato pajisjet punëtorët tanë gjatë trajnimeve i bëjnë demonstrimin e atyre pajisjeve, praktikimim e atyre pajisjeve dhe tani ne e bëjmë edhe monitorimin si trajnim në vendin e punës pas përfundimit të trajnimeve që kryhen në qendrën trajnuese”, u shpreh ai.

Koordinatorja për siguri të cilësisë në njësinë për trajnime në KEDS, Shemsije Lahu u shpreh se KEDS vazhdimisht promovon parandalimin e aksidenteve dhe lëndimeve në punë. Ajo tha se motoja e trajnimeve të tyre është “siguria e para dhe zero aksidente”.

Lahu: Motoja e trajnimeve është “siguria e para dhe zero aksidente”

“Mënyra se si ne e promovojmë parandalimin e aksidenteve dhe lëndimeve në punë është përmes trajnimeve, përmes inspektimeve dhe monitorimeve ku shpërndajmë të gjitha informacionet mbi sigurinë dhe shëndetin në punë përmes fushatave të ndryshme të ndërgjegjësimit, përmes vendosjes së shenjave informuese e shumë mënyra të tjera... 08’39 Motoja e trajnimeve që e përdorimin ‘siguria e para dhe zero aksidente’, por për të pasur zero aksidente në punë duhet motivim dhe angazhim i vazhdueshëm”, u shpreh ajo.

Që nga viti 2019, KEDS ka qenë i licencuar për shërbime të sigurisë dhe shëndetit në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat