Lajçak me 13 maj paralajmëron raund të ri të bisedimeve rreth tabelave të automjeteve

Aktuale

Lajçak me 13 maj paralajmëron raund të ri të bisedimeve rreth tabelave të automjeteve

Nga: F. B. Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:17
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se raundi i ri i bisedimeve mes dy palëve në grupin punues lidhur me tabelat e automjeteve do të mbahet me 13 maj në Bruksel, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

"Kam kënaqësi të paralajmëroj se pas konsultimeve që kam zhvilluar me shefat e delegacioneve, jemi pajtuar që të vazhdojmë bisedimet për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për tabelat e regjistrimit të automjeteve, takimi do të mbahet me 13 maj në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Tviter.

Siç dihet ndonëse ishte paralajmëruar se janë përafruar bisedimet dhe është e mundshme marrëveshja, me 21 prill kjo përpjekje ka dështuar dhe nuk është arritur marrëveshja përfundimtare, duke lënë në fuqi marrëveshjen mëhershme për ngjitje të tiketave dhe mbulimin e shenjave dhe stemave të vendeve respektive.

Brukseli pas dështimit të përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes, ka theksuar se enë fuqi mbetet marrëveshja e mëhershme, ndërkohë që do vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes së përhershme lidhur me tabelat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat