Azemi: Mbi 70 përqind e punëtorëve të sektorit privat duan të ikin nga Kosova

Aktuale

Azemi: Mbi 70 përqind e punëtorëve të sektorit privat duan të ikin nga Kosova

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:02
Jusuf Azemi

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka treguar për detajet rreth organizmit të protestë për 1 maj, ku do të protestohet për kushtet e punëtorëve të sektorit privat.

“Është një protestë simbolike, dhe kemi ftuar kryetarët e mbi 50 shoqatave sindikale në Prishtinë, bashkë me nënkryetarët, në protestë pritet të jenë të pranishëm rreth 150 udhëheqës sindikatash”, tha Azemi.

Azemi tha se kjo protestë po bëhet me qëllim që t’i dërgojnë një mesazh Qeverisë dhe pronarëve të kompanive.

“Ne nuk po shohim një sinjal pozitiv në ri-rregullimin e gjendjes së punëtorëve të sektorit privat. Ajo për çdo ditë po shkon duke u përkeqësuar. Ne do të kërkojmë atë që Qeveria e ka pasur për obligim ta bëj, sepse ka pasur që marrëveshjen kolektive ta nënshkruaj qysh moti, ka pasur për obligim që ta formojë gjykatën e punës, ka pasur për obligim që të kemi një fond social nëse kemi raste të lëndimeve në punë”, u shpreh tutje Azemi.

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat u ankua se Qeveria nuk po mban kontakt me sindikata e sektorit privat.

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës, nuk ka dialog me sektorin privat të Kosovës, dhe nuk ka dialog me të gjitha sindikatat private të Kosovës, dhe kjo është më e rënda”.

“Dëmi më i madh që po u shkaktohet punëtorëve privat është se mbi 70 përqind e tyre që janë këtu, qëllimin përfundimtar e kanë si të ikin nga Kosova, pasi që nuk iu kemi krijuar kushtet elementare, mos të flasim mesatare, ose maksimale, nuk iu kemi krijuar kushtet optimale për mbijetesë”, tha Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat