Kryetari i Deçanit kritikon vendimin e Kurtit

Aktuale

Kryetari i Deçanit kritikon vendimin e Kurtit

Më: 30 prill 2022 Në ora: 19:17
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, e cila shfuqizoi vendimet e marra në kohën e Qeverisë Haradinaj për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP-ja te komunat Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ramosaj e ka quajtur këtë vendim qyqar.

“Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marrë!”, ka shkruar kreu i Komunës së Deçanit.

Ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga APK”.

Vendimi në fjalë i 2019, nxjerrur nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit”, ka theksuar Ramosaj.

Qeveria e Kosovës, me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme, ka shfuqizuar vendimet për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit.

Bazuar në kërkesat për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat, Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 korrik 2018 ka miratuar këto vendime: Vendimi Nr.05/55 i Komunës së Gjilanit, Vendimi Nr. 06/55 i Komunës së Ferizajt, Vendimi Nr. 07/55 i Komunës së Suharekës, Vendimi Nr. 08/55 i Komunës së Skenderajt, Vendimi Nr. 09/55 i Komunës së Deçanit, Vendimi Nr. 10/55 i Komunës së Junikut, dhe  Vendimi Nr. 11/55 i Komunës së Hanit të Elezit. Këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen, dhe në vitin 2021 kanë pësuar ndryshimet ligjore, përkatësisht Ligji Nr.06/L-092 ka shfuqizuar Ligjin Nr.04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Shfuqizimi i vendimeve të lartcekura bëhet në përputhje me nenin 57 të Ligjit Nr.05/L-031 Procedurën e Përgjithshme Administrative”, njofton Qeveria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dukje e arsyetuar vendimin tha se zbatimi i ligjshmërisë është parim themelor me të cilin udhëhiqet qeveria e tyre.

Zbatimi i ligjshmërisë është parim themelor me të cilin udhëhiqet qeveria jonë, për këtë kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis. Vendimet e ish-Qeverisë Haradinaj përmes të cilave tokat e AKP-së, iu ndahen komunave të caktuar të Kosovës, sot duhet shfuqizuar për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat