Ja pse Ramush Haradinaj duhet të jap llogari! / Bashkëpunëtorë të ngushtë nga Radojçiqi tek Abrashi!

Aktuale

Ja pse Ramush Haradinaj duhet të jap llogari! / Bashkëpunëtorë të ngushtë nga Radojçiqi tek Abrashi!

Nga: Idriz Morina Më: 1 maj 2022 Në ora: 17:12
Ilustrim: Ramush Haradinaj, dhe mbrapa Millan Radojçiqi

Të kërcënosh të tjerët për mungesë patriotizmi, për vendime populiste, dhe njëkohësisht të betonohesh me njerëz virtuoz të Serbisë, është e papërballueshme për një shoqëri normale.

Duket e pamundur, por shumë shembuj, japin shenja të qarta se nga kanë shkuar gjërat.

Sa kalon kohë më shumë, dalin në shesh gjithnjë e më shumë bashkëpunime komprometuese, edhe të njerëzve të cilësuar si heronj të mëdhenj lufte.

Njëri prej tyre është Ramush Haradinaj, i cili tashmë në dekadën e tretë e ka një parti të tij, që për hir të vërtetës në momente të caktuara, ka luajtur edhe rol pozitiv, duke shmangur trysnitë dhe shantazhet që bënte në politikë krahu i Hashim Thaçit, në emër të PDK-së si parti e dal nga lufta, ndaj LDK-së dhe presidentit Ibrahim Rugova.

Në krizën pas zgjedhore të vitit 2004, ishte vendimi i tij, që të hynte në koalicion me LDK-në, ndonëse me kushte të ekzagjeruara, duke e marrë Kryeministrin dhe disa ministri, me vetëm një grusht votash, por kjo ishte një goditje për Thaçin dhe të tjerët.

Pas shumë skandaleve, dhe të dhënave që nuk kanë marrë përgjigje kurrë nga Ramush Haradinaj apo përgjigje të plotë, përveç se i akuzuar ai dhe vartës të tij, janë treguar të pamëshirshëm disa herë me kundërshtarët politik në luftë e pas saj, të LDK-së, e vazhdojnë të dalin të tjera.

Image
Ramush Haradinaj dikur me uniformën e TMK-së

Raportet me serbët

Njëri prej skandaleve që më mirë u kuptua vetëm kur SHBA-ja e shpalli non grata Millan Radojçiqin, është lidhja e tij me të, takimet në Qeveri dhe në dreka e darka.

Kur Radojçiqi, jo vetëm se u shpall non grata nga SHBA-të, por u kualifikua si njeriu i dytë në grupin kriminal serb ndërkombëtar, me bazë në veri të udhëhequr nga dhëndri i tij Zvonko Veselinoviçi, Ramushi nuk ia doli as të distancohet mjaftueshëm, as të shprehet rigoroz për ndëshkimin dhe arrestimin e kriminelit serb.

Madje partia e tij ishte në qeverinë Hoti, kur Radojçiqi ‘u lirua’ nga akuzat e prokurorisë, e cila kishte kërkuar nga gjykata një urdhër arrest, i dyshuar për krime.

Ai edhe një fletarrest të ri nga gjykata arriti ta shmang, pasi dikush nga policia kufitare e njoftoi se ishte në listë arrestimi, kur ai po vinte në Kosovë nga Serbia në pikën kufitare të Bërnjakut.

Çka zbuloi “Brezovica”

Millan Radojiçiq për herë të fundit ishte futur në listë për arrestim nga Prokuroria e Ferizajt, me autorizim të prokurorit Rasim Maloku për rastin e njohur “Brezovica”, një skandal që dëshmon për ndërlidhjet kriminale të politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit me ata serbë, ndërsa dëshmon se në krye të tij mund të ishte vet Radojçiqi.

Hetimet e dy rasteve të para kanë zbuluar se në aferën “Brezovica”, janë të përfshirë ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-deputetë e deputetë, ish-ministra, ish udhëheqës të sigurisë etj.

Zyrtarisht figura kyçe e këtij skandali ishte Bratisllav Nikoliqi, kryetar i komunës së Shtërpcës deri në zgjedhjet e fundit lokale, por derisa i akuzuar rezulton edhe Radojçiqi, nënkryetari i Listës Serbe, dhe në anën tjetër vëllai i Bratisllavit është deputeti po i Listës Serbe, Branisllavi i dyshuar, se është spiun i BIA-s, shërbimit sekret serb, të bën të besosh se këta hartuan dosje, ndërkohë që i komprometonin thuaja të gjithë shqiptarët në krye të shtetit.

Radojçiqi kërkohet nga drejtësia edhe për rastin e atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit. Radojçiqi dhe Zvonko Veselinoviçi, së bashku me Ivanoviçin kanë qenë edhe drejtues të “Rojave të urës” mbi Ibër në Mitrovicë, një formacion paramilitar i lejuar nga UNMIK-u, i cili është përgjegjës për shumë vrasje të shqiptarëve në veri dhe dëbimin e rreth 15 mijëve nga veriu pas luftës, nga vitt 2000 e këndej.

Radojçiqi, së bashku me Goran Rakiçin, kryetarin e Listës Serbe, mori pjesë në mbledhjen e fundit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, të udhëhequr nga presidenti i saj Vuçiqi, ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë serbë të institucioneve të Kosovës, nga gjykata dhe policia.

Kjo e bën edhe më të qartë se me kë ka bashkëpunuar Ramush Haradinaj dhe zyrtarë e politikanë të Kosovës, me njeriun që i ka raportuar drejtpërdrejt Vuçiqit. Njëkohësisht kjo vazhdon t’i mbajë të komprometuar atë dhe ata nga kjo situatë.

Image
Ramush Haradinaj, kur ishte kryeministër, në sallën e konferencave me media

Skandali me drejtues në AAK

Por, a e dinte dhe pse ende pasi u bë publik ndaj një rasti hesht Ramush Haradinaj, pavarësisht që një anëtar i kryesisë së partisë së tij, bashkëpunonte me Serbinë në ekonomi, por sipas dokumentacionit, si shtetas i Serbisë dhe se tregtimin e tij do ta bëjë në “Krahinën Autonome të Kosovës”, ku si duket nga autoritetet serbe i është fshirë emri, “Socialiste”, pasi një krijesë autonome e Kosovës nuk ekziston më, prej vitit 1990, veçse shteti i pavarur.

Bëhet fjalë në këtë rast për Gazmend Abrashin, i cili ka qenë një mandat deputet i AAK-së.

Por, për Ramush Haradinajn, e dhënë aq shumë pas pasurisë dhe përfitimeve nuk përbënte asgjë të dëmshme, dhe madje, as nuk e vlerësonte si dëmtim imazhi për AAK-në, që pjesë e strukturave drejtuese të partisë së tij, të jenë njerëz, që përbëjnë kontradiktë me jetën e tij, në luftë, apo të paktën e atij krahu të luftës, që të gjithë jashtë tyre i shihte si armiq.

Si rezultat rreth 100 njerëz të LDK-së u ekzekutuan gjatë luftës dhe pas saj, ndërsa, me cilësime të bashkëpunimit me Serbinë, numri shkon në qindra të tjerë.

Por, pikërisht njerëz me imazh të bashkëpunëtorëve të Serbisë janë kthyer në partner të tyre, a thua rastësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat