Mehaj lavdëron FSK-në për 1 mijë e 600 minat e gjetura para një jave në Ferizaj

Aktuale

Mehaj lavdëron FSK-në për 1 mijë e 600 minat e gjetura para një jave në Ferizaj

Më: 4 maj 2022 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

1 mijë e 600 copë municione të pashpërthyera janë gjetur javën e kaluar nga skuadra e deminimit e Forcës së Sigurisë në  “Parkun e Lirisë” në Ferizaj.

Me këtë rast ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka lavdëruar punën e FSK-së në largimin e këtyre mjeteve që rrezikonin qytetarët.

“Specialistët tanë të deminimit janë duke kryer operacionet e pastrimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku kanë hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Rreth 1600 copë municioneve të gjetura që përfshijnë predha të mortajës dhe artilerisë, të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore nuk do të paraqesin më rrezik për qytetarët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat