'Kryeministër Kurti, thuaj jo kancelarit gjerman"

Aktuale

'Kryeministër Kurti, thuaj jo kancelarit gjerman"

Nga: H.O. Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Eksperti austriak i ekonomisë Gunther Fehlinger në një prononcim për ‘Bota sot’ i drejtohet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë që ‘thuaj jo kancelarit’.  

Eksperti austriak ka thënë se qëllimi i takimit ndërmjet Kurtit dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz është të arrihet një paqe përmes njohjes. Sipas tij, Gjermania dhe BE-ja duhet t'i ofrojnë Serbisë euron për njohjen e Republikës së Kosovës.

Image
Gunther Fehlinger

“Kryeministri Kurti, thuaj jo kancelarit. Më 4 maj do të mbahet takimi i nivelit të lartë ndërmjet Gjermanisë, Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Qëllimi është paqja përmes njohjes. Për ta bërë këtë, Gjermania dhe BE-ja duhet t'i ofrojnë Serbisë euron për njohjen e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, kancelari gjerman duket se nuk dëshiron ta bëjë këtë ofertë. Pa një ofertë të vërtetë për Serbinë nga Gjermania dhe BE-ja, Serbia nuk ka gjasa ta njohë Republikën e Kosovës. Kjo është e mundur vetëm me kërcënimin e pezullimit të statusit kandidat në BE dhe ofertës së euros si valutë për Serbinë sipas modelit të Malit të Zi dhe Kosovës. Nëse kancelari nuk dëshiron ose nuk mund ta bëjë këtë ofertë, atëherë samiti i Presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës në Berlin nuk ka kuptim”, vlerëson ai.

Ai thotë tutje se është më mirë të anuloni takimin. Në këtë formë, dialogu nuk ka kuptim.

“Gjermania nuk ka asgjë për të ofruar. Samiti duhet të mbahet në Uashington. Aty merren vendimet. Nevojitet një marrëveshje e re e Uashingtonit në vitin 2022. Berlini dhe Brukseli duket se nuk janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Ballkan. Pa një ofertë konkrete, situata në Ballkan do të vazhdojë të përshkallëzohet. Ne kemi parë këtë formë të politikës simbolike në Berlin në Ballkan që nga qershori 2014 me pak efekt. Tani është më e guximshme të kërkosh skandalin dhe thjesht të anulosh takimin. Ukraina e ka demonstruar këtë duke mos ftuar presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier. Skandali dhe përbuzja është e vetmja gjuhë që kupton Gjermania. Takimet pa rezultat nuk kanë kuptim”, thotë më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat