Kurti: Për të ecur përpara, Vuçiqi le të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini

Aktuale

Kurti: Për të ecur përpara, Vuçiqi le të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:33
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, teksa është shprehu se vendi ynë nuk mund të kthehet para vitit se kur është shpallur Pavarësia.

Megjithatë, shefi i qeverisë shtoi se për të ecur përpara, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet të distancohet nga krimineli Sllobodan Millosheviq dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur është çliruar. S’mund të kthehet para vitit kur e ka shpallur pavarësinë. S’mund të kthehet para se opinionit të GJND-së. N e duhet të ecim përpara, për të ecur përpara presidenti i Serbisë duhet të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini”, shtoi ai në konferencën e përbashkët me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht.

“Kërkesa për kompromise në kushtet se kur thotë se asnjëherë s’do ta njohë Kosovën, teksa nuk distancohet as nga Putini e Millosheviqi, nuk është kërkesë për zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat