Hovenier: Qytetarët e Kosovës të jenë konstruktivë e kreativë në dialog

Aktuale

Hovenier: Qytetarët e Kosovës të jenë konstruktivë e kreativë në dialog

Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:25
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti që ai përfaqëson do të vazhdojë të luajë rol kyç në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Shtetet e Bashkuara besojnë se dialogu është një element shumë i rëndësishëm i asaj që po ndodh në rajon tani. Ne presim që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, aktive, dhe kreative në dialog, njëjtë siç presim nga Beogradi që të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Hovenier.

Tregues se Uashingtoni e ka dialogun në prioritetet e saj sipas tij është edhe vizita e fundmuajit të kaluar e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Është një shenjë e përkushtimit tonë ndaj dialogut dhe përkushtimit tonë ndaj marrëdhënies dypalëshe. Kosova është mike dhe partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa atje, nga e hëna do të qëndrojë edhe presidentja, Vjosa Osmani. Por deri më tani nuk është bërë e ditur nëse do të kenë takime të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat