Haziri për vizitat e Kurtit në SHBA: Shtëpia e Bardhë është vetëm “aspiratë” e qeverisë

Aktuale

Haziri për vizitat e Kurtit në SHBA: Shtëpia e Bardhë është vetëm “aspiratë” e qeverisë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:50
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se mungesa e takimeve të nivelit të lartë në SHBA të kryeministrit Kurti, janë si pasojë e ngecjes në dialog.

Haziri po ashtu thotë se një vizitë në Shtëpi të Bardhë e qeverisë është vetëm “aspiratë”

“Është shkaktu një pritje për vizitën sikur edhe pritja për ndryshim të madh. Për vet faktin se tetor e nëntor është shtyrë vizita e që lidhet me dialogun. Edhe tani pas vizitës së formatit më të lartë në nivel europian. Paralajmërimi i vizitës pa u zbardhur agjenda dhe nuk ka konfirmim nga ambasada amerikane”.

“Zakonisht njoftohet opinioni nga ambasada. Është paralajmëruar vizitë dy-javore. edhe në Konferencë të Mynuhit, Presidentja nuk zhvilloi takime të mëdha. Takoi Nancy Pelosin. Pra po takohemi me Kongres e Senat. Shtëpia e Bardhë po mbetet vetëm aspiratë e qeverisë”, ka thënë ai.

“Vizitat e tona e politikës së Kosovës dhe të posazgjedhur janë përcjellë me takime në nivel të zëvendëspresidentit. Takimet me president janë të rëndësisë së alrtë, sikur ajo e zotëri Hoti apo zotëri Thaci me Biden. Në Shtëpi të Bardhë është më i rëndësishmi ai i Fatmir Sejdiut. Takime tjera kanë ndodhur në konferenca të OKB-së në Nju Jork”.

“Takimet në Shtëpinë e Bardhë janë të interesit të brendhsëm. Takimet vijnë nëse ekziston rëndësia. E kemi vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, ndonjëherë edhe ia tepron vëmendja për këtë qeveri. Ata kanë thënë se do të ketë fokus të madh deri në arritjen e marrëveshjes”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat