​Konjufca për aplikimin e Kosovës në KE: Është bërë gjithçka për sigurimin e votave

Aktuale

​Konjufca për aplikimin e Kosovës në KE: Është bërë gjithçka për sigurimin e votave

Më: 12 maj 2022 Në ora: 10:33
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk ka konfirmuar aplikimin e sotëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai nuk pranoi të jap data për dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim.

Mirëpo tha se të njëjtën do ta bëjnë kur të jenë gati dhe se është bërë gjithçka çka është e mundshme për sigurimin e votave. 

Këto komente Konjufca i bëri pas homazheve tek varri i heroit Agron Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat