​22 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Aktuale

​22 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 528 testime të kryera dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695.

Në total numri i rasteve aktive është 352. Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në këtë link 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat