Kurti takohet me një hoxhë në Dallas

Aktuale

Kurti takohet me një hoxhë në Dallas

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:06
Albin Kurti, është takuar me një hoxhë në Dallas të Teksasit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me një hoxhë në Dallas të Teksasit.

Faqja e një xhamie në Dallas ka publikuar atë që ky prijës fetar ka thënë për takimin me Kurtin.

“Mbrëmë pata nderin të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse sinqerisht nuk di shumë për politikat e tij dhe qëndrimet e tij për çështjet islame, e pashë të ishte një njeri shumë i sjellshëm, me këmbë në tokë, i respektueshëm dhe pasionant. Gjëja që më ra më shumë në sy ishte kur u njoha me të si imam (hoxhë) i qytetit, ai buzëqeshi dhe më pas më caku dorën si dy shokë adoleshente, më mbajti dorën, më tërhoqi dhe më përqafoi duke a bërë me dije se ai ishte i lumtur që pa një hoxhë atje. Më pas më bëri disa pyetje dhe patëm një bisedë të shkurtër. Ai padyshim që më bëri të buzëqeshja. E lus Allahun që ta udhëzojë në çdo gjë të mirë dhe t’i udhëzojë vendimet e tij në vendin e tij amin”, shkroi ai.

Kurti është në SHBA në një udhëtim ku është takuar me disa përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane dhe me përfaqësuesit e MCC-së.

Ai ka udhëtuar në Dallas prej Luginës së Silikonit në Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat