Zvicra mbështet Kosovën me 86 milionë euro

Aktuale

Zvicra mbështet Kosovën me 86 milionë euro

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore.

Këtë e kanë bërë të ditur ambasadori zvicran, Thomas Kolly dhe zëvëndësdrejtoresha e Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ruth Huber, gjatë prezantimit të programit për vitin 2022-2025 në Kosovë.

“Kosova është bërë partner i Zvicrës dhe mendojmë që të vazhdojmë këtë miqësi, miqësi që kemi jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe në sfera të tjera”, deklaroi ambasadori Kolly.

Zëvëndësdrejtoresha e SDC-së, Huber deklaroi se ky program është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

“Historia na ka bashkuar, po i referohem këtu diasporës ata që janë në Zvicër të cilët i kemi pranuar gjatë vitit 99-të. Programi të cilin sot e kemi lancuar është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë një progres për Kosovën në tri fusha, ujin, ekonominë dhe demokracinë. Vetëm në vitet e fundit rreth 600 mijë qytetarë kane përfituar qasje në ujë, dhe 10 mijë veta janë të punësuar, prioriteti ynë mbetet luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe në zgjidhjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Agresioni Rus në Ukrainë na ka treguar sa e rëndësishme është demokracia”, tha Huber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat