Xhevdet Mazrekaj kujton nënën Nexharije: Bardhyli ishte gazetari më i guximshëm shqiptar i të gjitha kohërave

Aktuale

Xhevdet Mazrekaj kujton nënën Nexharije: Bardhyli ishte gazetari më i guximshëm shqiptar i të gjitha kohërave

Nga: N. Sh. Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:09
Nëna Nexharije dhe Bardhyl Ajeti

Editori i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj ka përkujtuar nënën e gazetarit të vrarë Bardhyl Ajetit.

Nëna Nexharije, ka ndërruar jetë, duke mos e kuptuar kështu kurrë se kush ishin atentatorët e djalit të saj.

Mazrekaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e zonjës Nexharije.

Ai shkruan se, ende nuk dihet se kush ishin ata që “Bota sot” dhe Bardhyl Ajeti ua çirrnin maskat me të vërtetën që shkruhej e thuhej guximshëm!

Mazrekaj thotë se, Bardhyli ishte gazetari më i guximshëm shqiptar i të gjitha kohërave.

Shkrimi i plotë:

Vdiq duke pritur drejtësi, nëna e gazetarit më të guximshëm shqiptar!           

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen zonjës Nexharije Ajeti, nënës së gazetarit të vrarë të gazetës "Bota sot", Bardhyl Ajetit. Për fat të keq, nëna Nexharije vdiq pa e kuptuar se kush ishin ata që ia morën jetën djalit të saj dhe gazetarit tonë të shquar. Nuk dihet ende se kush ishin ata që "Bota sot" dhe Bardhyl Ajeti ua çirrnin maskat me të vërtetën që shkruhej e thuhej guximshëm! Duke marr parasysh rrethanat nën të cilat punoi dhe veproi, lirisht mund të themi se Bardhyli ishte gazetari më i guximshëm shqiptar i të gjitha kohërave. Lavdi nënës Nexharie dhe Bardhylit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat