​Tahiri kërkon përkrahjen e Norvegjisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Aktuale

​Tahiri kërkon përkrahjen e Norvegjisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:09
Foto nga takimi

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i shoqëruar nga deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, në Ditën Kombëtare të Mbretërisë së Norvegjisë, kanë pritur në takim ambasadorin e këtij shteti, Jens Erik Grondahl.

"Ambasadorit Grondahl, përfaqësues i shtetit e popullit mik Norvegjez, i përcollëm urimet e përfaqësuesve të populli të Kosovës, me ndjenjën më të mirë e respektin për përkrahjen e madhe në të gjitha etapat", u shpreh ai. 

Tahiri ka bërë të ditur se nga ambasadori Grondahl kërkoi përkrahjen e Norvegjisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. 

Republika e Kosovës, zyrtarisht ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Aplikimin në Strasburg të Francës ku e ka selinë KiE e dorëzoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat