​16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

​16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 859.

Në total numri i rasteve aktive është 263.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat