Detaje: Edhe babai i të plagosurit i dyshuar për rastin në Klinë

Aktuale

Detaje: Edhe babai i të plagosurit i dyshuar për rastin në Klinë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:06
Zafer Gashi 

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht për plagosjen me armë zjarri në qendër të Klinës, ku u përfshinë dy familje, Daka dhe Gashi dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, Fitim Gashi dhe Rasim Daka.

Nga familja Daka, sipas informatave të para, janë të dyshuar vetë Rasim Daka dhe Maliq e Etrur Daka. Por sipas burimeve të Sinjali edhe Zafer Gashi, babai i të plagosurit Fitim Gashi po dyshohet për këtë rast.

Edhe pse Zafer Gashi i cili është me profesion doktor dhe ushtron detyrën e asamblistit nga radhët e Vetëvendosjes, në një prononcim për tha se ai dhe djali i tij kanë qëlluar rastësisht në rastin me familjen Daka, Policia e arrestoi si të dyshuar.

“Ne kemi qëllu rastësisht në një fjalosje edhe plumbi ka ra gabimisht, fatkeqësisht, pa dashje te ky djali jem. Kaq”, tha ai.

Zaferi, bashkë me djalin e tij Fitimin, tre anëtarët e familjes Daka, si dhe Veton Pukën po dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast.

Burimet thonë se në këtë përleshje u përdorën armë nga Fitim Gashi dhe Rasim Daka, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë përfshirë në rrahje.

Sipas burimeve brenda spitalit, Fitimi ka pësuar plagë në këmbë, ndërsa Rasimi është plagosur në bel, teksa Maliq Daka ka dëmtuar disa dhëmbë gjatë përleshjes.

Njësia policore që ka intervenuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një sprej dhe një brisk, kurse hetimet kanë nisur për veprat penale “vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat