Deputeti i PDK-së shpreh zhgënjimin për dënimin e Gucatit e Haradinajt

Aktuale

Deputeti i PDK-së shpreh zhgënjimin për dënimin e Gucatit e Haradinajt

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:10
Deputeti i PDK-së, Isak Shabani

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani e ka shprehur zhgënjimin e tij me dënimin e shqiptuar nga Gjykata Speciale me 10 vjet burgim për krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Shabani tha se Gucati e Haradinaj “nuk kanë bërë asnjë krim”.

“Kjo gjykatë është e padrejtë sepse është selektive”, tha ai.

Deputeti i PDK-së tha se të mërkurën iu shua edhe shpresa e vogël në këtë gjykatë.

“Një shpresë e vogël na mbante deri dje, por gjykata dje dënoi drejtësinë dhe jo çlirimtarët”, tha ai.

Shabani foli për mënyrën se si u shpall aktgjykimi.

“Për ironi, dënimi ndaj tyre u shqiptua në emër të popullit të Kosovës. Po iu themi që Kosova është me bijtë e vetë si dhe jemi kundër absurdeve që bartin emrin drejtësi, e në fakt janë padrejtësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat