Enver Hoxhaj takohet me presidentin e Malit të Zi

Aktuale

Enver Hoxhaj takohet me presidentin e Malit të Zi

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:44
Foto nga takimi

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj është takuar me presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, i cili po qëndron në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj tha se  ‘vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan’.

“Një takim shumë i mirë me Presidentin e Malit të Zi dhe mikun Milo Gjukanoviq, në Prishtinë.

Vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan.”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi nga takimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat