Memli Krasniqi takohet me Gjukanoviqin, e falënderon për mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë

Aktuale

Memli Krasniqi takohet me Gjukanoviqin, e falënderon për mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:46
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

Krasniqi tha se me Presidentin e Malit të Zi kanë folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, dhe kanë shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik.

"Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot.

Partia Demokratike e Kosovës është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik.", ka thënë Krasniqi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat