Mustafa: LDK e përkrah tërheqjen e parave nga Trusti

Aktuale

Mustafa: LDK e përkrah tërheqjen e parave nga Trusti

Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:58
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë në T7 se LDK është pro tërheqjes së dytë të Trustit nga qytetarët.

Projektligji për tërheqjen e parave nga trusti do të vijë shumë shpejt në Kuvend, ndërsa qeveria ka thënë se nuk e përkrah.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në anën tjetër ka thënë se janë mbledhur votat e nevojshme dhe se ai projektligj do të kalojë.

Ndërkohë Mustafa i LDK-së ka thënë se LDK ka propozuar edhe zgjidhje të tjera për lehtësim të jetës së qytetarëve.

“LDK për krizën ekonomike ka propozuar zgjidhje më të lehta për qytetarët. Heqja e akcizës dhe TVSH-së. Pse nuk ulet TVSH në kohën kur dyfishohen çmimet. Këto ishin propozimet e LDK-së”, ka thënë ai.

Ai tutje e pranon se LDK e mbështet tërheqjen.

“A e përkrah LDK, tërheqjen e dytë të Trustit. Atëherë po. Tash e dyta është se sa të tërhiqet”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat