Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit / Të enjten seanca e radhës

Aktuale

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit / Të enjten seanca e radhës

Më: 23 maj 2022 Në ora: 11:47 Përditësuar në ora: 12:47 më 23.05.2022
Arben Gashi

Muja: Kërkesa e PDK-së për rrëzimin e vendimit të ZRR-së është e paligjshme, opozita po kërkon kolaps energjetik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për ta rrëzuar vendimin Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritje të çmimit të energjisë, nuk është i saktë, derisa ka thënë se kërkesa e PDK-së është e paligjshme.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se Gjykata e Apelit nuk e ka rikthyer në pikën zero vendimin e ZRRE-së.

Gjykata nuk ka marrë vendim që me kthy në pikën zero. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e PDK-së që të pezullohet vendimi deri sa të ketë aktgjykim të formës së prerë. Baza e kërkesës është e paligjshme”, ka thënë ai.

Unë besoj që ka një përpjekje e opozitës që të ketë një koordinim të plotë e që të pamundësohet ose që Kosova të vendoset në një kolaps energjetik. Opozita duhet të ketë parasysh se këto përpjekje, unë besoj se janë të pamatura. Por megjithatë Kosova njihet për organizimin e mirë të krizës energjetike”, tha Muja.

Tahiri: ZRRE-ja ta zbatoj vendimin e Gjykatës së Apelit dhe mos të krijoj konfuzione

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ZRRE-ja duhet ta zbatoj vendimin e Gjykatës së Apelit sa i përket tarifimit të energjisë elektrike dhe se ZRRE-ja, duhet ta përfill këtë vendim dhe mos të krijojë paqartësi tek KESCO.

“Javën kaluar siç e dini që Gjykata e Apelit ka marrë një vendim që është në favorin tonë si PDK, këto tarifa të paligjshme janë pezulluar dhe kemi arrite që ta pezullojmë këtë vendim me mjete ligjore.

Ajo çfarë është shqetësuese është se KESCO ka paqartësi rreth vendimit të ZRRE-së dhe mendoj ë këtu ZRRE-ja duhet ta ndalë çfarëdo tendence që mos të zbatohet ky vendim.

Mirëpo, siç duhet nuk ka dhënë qartësi dhe instruksione të arta. Vendimi Gjykatës së Apelit është shumë i qartë”, tha ai.

Gashi: Pritet shkarkimi i Bordit të ZRRE-së nga Komisioni përkatës

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten, më datë 25 maj.

Ai ka thënë se pos pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara, Gashi tha se në Komisionet Parlamentare po diskutohet mundësia e shkarkimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Nëse kjo nuk ndodh, Gashi ka thënë se do të gjinden mënyra tjera për shkarkimin e këtij Bordi.

Po presim që sot komisioni përkatës që besoj që është në mbledhje në marr vendim dhe të rekomandoj kuvendit shkarkimin e këtij bordi”, tha Gashi.

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me seancën e ardhshme plenare.

Në seancën e sotme pritet të caktohet dita se kur do të mbahet seanca e re plenare.

Në rend të ditës janë pikat e pa përfunduara të seancave plenare, të mbetura qysh nga muaji shkurt, pritet të diskutohen në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Një nga këto pika është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fesat Zyratre.

Veç 9 pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara, kryesia pritet të diskutojë edhe për seancën e re plenare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat