​KESCO nuk e zbaton vendimin e ZRRE, thotë se ka paqartësi dhe kërkon sqarime

Aktuale

​KESCO nuk e zbaton vendimin e ZRRE, thotë se ka paqartësi dhe kërkon sqarime

Më: 23 maj 2022 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

KESCO ka njoftuar se të premten ka pranuar nga ZRRE vendimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së për tarifat e energjisë elektrike të marrë më 8 shkurt të këtij viti.

KESCO thotë se ky vendim që është dërguar nga rregullatori ka paqartësi se si duhet të veprojnë ata si operatorë.

Për të shmangur keqkuptimet të cilat potencialisht mund të prekin konsumatorët, ne kemi kërkuar sqarime nga ZRRE. Sapo të marrim një përgjigje dhe sqarim nga rregullatori se si të veprojmë, ne do të ndjekim udhëzimet në tërësi. Pavarësisht nga zhvillimi në këtë proces që ka ardhur si rezultat i vendimit të fundit të gjykatës dhe udhëzimeve të pritshme që do të marrim si operator nga ZRRE-ja, dëshirojmë t'i sigurojmë konsumatorët që nuk do të dëmtohen në asnjë rrethanë.

Çdo proces, i cili do të bazohet tërësisht në udhëzimet e ZRRE-së, do të jetë transparent dhe do t'iu shpjegohet në detaje konsumatorëve. KESCO ka qenë gjithmonë në anën e konsumatorëve. Kjo është dëshmuar në praktikë edhe kohët e fundit, kur vullnetarisht kishim zgjeruar pragun e shpenzimeve, në mënyrë që sa më pak konsumatorë të prekeshin nga tarifat e reja gjatë muajit shkurt, duke mbuluar vet shpenzimet mbi prag për një pjesë të tyre. Në bazë të vendimeve të organeve kompetente, ne si kompani ekzekutive do të veprojmë me përgjegjësi ashtu siç kemi vepruar në çdo rrethanë. Ne mbetemi të përkushtuar për të bërë më të mirën për klientët, edhe në këtë kohë të vështirë”, thuhet në komunikatën e KESCO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat