Zbulohen emrat e katër të arrestuarve në aksionin e sotëm ‘Brezovica’

Aktuale

Zbulohen emrat e katër të arrestuarve në aksionin e sotëm ‘Brezovica’

Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:11
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin ‘Brezovica’ i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme, ku janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione.

Gjatë këtij aksioni janë ndaluar katër persona, në mesin e të cilëve është edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Xhelil Bekteshi.

Sipas, “Sinjalit”, tre të arrestuarit e tjerë që dyshohen për këtë rast janë Xhevdet Shala, Bekim Pireva dhe Islam Fejza, të cilët ngarkohen me veprat penale “Marrje apo dhënie e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo pozitës zyrtare”.

Cak i aksionit të sotëm ishin gjashtë lokacione, ku u kryen bastisje dhe u gjetën prova materiale si dokumente, telefona e armë, të cilat u konfiskuan nga Policia.

Aksionet e koduara si “Brezovica”, kanë nisur qysh në fund të vitit të kaluar. Në shënjestër të tyre janë personat e dyshuar për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat