Tahiri: Nuk ndihem mirë kur e shoh kryeministrin tim te shkallët

Aktuale

Tahiri: Nuk ndihem mirë kur e shoh kryeministrin tim te shkallët

Më: 28 maj 2022 Në ora: 09:17
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtit, lidhur me vizitën në SHBA.

Tahiri e quan “hajgare” dhe “pa koncept” vizitën 20 ditore të shefit të qeverisë atje.

“Ne kemi pritur prej qeverisë Kurti që qëllimi i vizitës të jetë me zyrtarët më të lartë shtetërorë, në nivel të Shtëpisë së Bardhë, presidentit, zëvendës-presidentes, të Sekretarit të Shtetit, domethënë në këtë nivel”, tha Tahiri.

“Për me shku e me i taku shqiptarët, ka mujt me bo në një formë tjetër”, tha ai.

“Kjo është hajgare bre. Me shku e me ndejt e me u sjellë prej takimi në takim pa kurrë një koncept, kjo do të jetë në histori”, theksoi Tahiri.

Tahiri komentoi edhe takimin e Kurtit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Më së pari, unë nuk ndihna mirë kur shoh kryeministrin e vendit tim të shkallët në qysh në fotografi. Sinqerisht nuk ndihna mirë. Unë nuk ndihna mirë, kur shumë presidentë e kryeministra të Kosovës janë prit në Shtëpinë e Bardhë”, tha Tahiri.

“Nuk po them se mirë ju ka bo Albin Kurtit. Po them se Albin Kurti me vizitën në Amerikë, s’ka pasur kurrfarë  koncepti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat