​Mehaj takon shefin e shtabit të FA të Shqipërisë, gjenerallajmor Bajram Begaj

Aktuale

​Mehaj takon shefin e shtabit të FA të Shqipërisë, gjenerallajmor Bajram Begaj

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:38
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral-major Bajram Begaj.

Në takim u diskutua mbi përgatitjet për ushtrimin më të madh fushor që do të mbahet në vendin tonë "Defender Europe 23", për pajisjet e nevojshme dhe organizimin në përgjithësi, shkruan Mehaj në Facebook.

Gjithashtu, u diskutua për realizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Poashtu edhe mundësinë e bashkëpunimit të gardave të Shqipërisë, Norvegjisë dhe Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat