Demhasaj: Kosova të bëhet pjesë e “Open Balkan” pas njohjes nga Serbia

Aktuale

Demhasaj: Kosova të bëhet pjesë e “Open Balkan” pas njohjes nga Serbia

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 22:41
Arton Demhasaj

Kosova mund të marrë pjesë në forumin “Open Balkan” vetëm nëse trajtohet barabartë me shtetet tjera, tha analisti Arton Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

Sipas tij, Kosova ka të drejtë ta kundërshtojë këtë forum nëse nuk trajtohet njëjtë si shtetet tjera.

“Nëse Kosova shkon në Forum, dhe nuk përmendet emri i Kosovës sikurse i vendeve tjera dhe nuk përdoret flamuri jonë, atëherë kemi arsye për ta kundërshtuar këtë forum. Kosova këtë duhet ta kërkojë, duke thënë “jemi të gatshëm të hymë në një forum të tillë, mirëpo duhet të trajtohemi të gjitha shtetet barabartë”, tha ai.

Mirëpo, Demahasaj vlerëson se primare duhet të jetë arritja e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, e pastaj të jetë opsion pjesëmarrja në një forum të tillë, pra siç është forumi “Open Balkan”.

“Kosova duhet të insistojë që sa më shpejt të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, pra të përfundojë me njohje reciproke. Pas kësaj të bëhemi pjesë e kësaj iniciative me të drejta të barabarta si të tjerat shtete”, shtoi tutje ai.

Në takimet e mbajtura sot në Ohër të Maqedonisë sa i përket Ballkanit të Hapur, Kosova nuk ka qenë e përfshirë në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat