​Murati e drejtori i përgjithshëm i OPEC nënshkruan marrëveshje 40 milionë dollarë për politikat zhvillimore

Aktuale

​Murati e drejtori i përgjithshëm i OPEC nënshkruan marrëveshje 40 milionë dollarë për politikat zhvillimore

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Në kuadër të vizitës së tij të parë në Kosovë, drejtori i përgjithshëm i Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar Abdulhamid Alkhalifa dhe ministri i Financave Hekuran Murati nënshkruan sot marrëveshjen e kredisë për programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”, në vlerë 40 milionë dollarë.

Marrëveshja mbështet prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.

Marrëveshja me OPEC-un vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme.

Ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia jonë është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirmuar edhe njëherë përkushtimin drejt realizimit të Programit Qeverisës.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Fondit OPEC, Alkhalifa theksoi se programi synon të mbështesë rimëkëmbjen pas pandemisë, zhvillimin e sektorit privat, si dhe promovimin e tranzicionit në një ekonomi të gjelbër, në përputhje me objektivat e zhvillimit afatgjatë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat