Ish-zv/komandanti e quan Albin Kurtin përkthyes të UÇK-së

Aktuale

Ish-zv/komandanti e quan Albin Kurtin përkthyes të UÇK-së

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:23
Sokol Bashota

Ish-kryetari i Klinës dhe njëherësh ish-zëvendës komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, ka treguar rolin e tashmë kryeministrit, Albin Kurti, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka publikuar videon ku shihet Kurti në shtabin e përgjithshëm të UÇK-së së bashku me Jakup Krasniqin dhe Ramë Bujën

Bashota shkruan se Kurti së bashku me Florina Krasniqi kanë luajtur rolin e përkthyesve gjatë këtij takimi.

Kjo video e shfaqur në portale të ndryshme, më rikthej kujtesen e sa e sa takimeve me përfaqësues diplomatikë ndërkombtarë gjatë kohës së luftës.

Në këtë takim ishim, baci Jakup,Ramë Buja dhe unë së bashku me ambasadorin amerikan Lari Rosin si dhe shefin e KDOM-it amerikan Shaun Byrnes si dhe përkthyesit Albin Kurti e Florina Krasniqi. Falë këtyre takimeve arritem deri tek takimi historik i Rambouillet”, shkruan Bashota në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat