​ORCA pas bllokimit të sistemit për zgjedhjet studentore: S’ka dyshime për manipulim

Aktuale

​ORCA pas bllokimit të sistemit për zgjedhjet studentore: S’ka dyshime për manipulim

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Sot po mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës përmes votimit elektronik dhe ORCA ka angazhuar monitorues për ta mbikëqyrur atë. Nga kjo organziatë thonë se nuk ka dyshime ëpr manipulim të zgjedhjeve, pas bllokimit të sistemit të votimit elektronik.

Deri në orën 12:00 në votim kanë marrë pjesë 6195 studentë votues nga 25 629 votues sa kanë mundësi votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje e shprehur në përqindje është 24.17%.

Nga ora 8:30 deri në orën 10:45 ka pasur një bllokim sistemi si pasojë e ushtrimit të nivelit të dytë të sigurisë përmes emailave që ka rezultuar me bllokimin e përkohshëm të procesit. Monitoruesit e ORCA-s e kanë parë nga afër këtë situatë. Deri në momentin e bllokimit kanë qenë të regjistruara 1068 vota. Në momentin e zhbllokimit të tij janë shtuar vetëm edhe 6 vota të cilat kanë mbetur pa u procesuar në kohën e bllokimit. Ky numër i vogël i votave të ardhura pas bllokimit tregon se bllokimi prej 2 orë e 15 minutash nuk është sulm jashtëm apo tentativë për manipulim nga jashtë”, thuhet në deklaratën e ORCA.

Prandaj ORCA ftoi studentët që kanë pasur vështirësi, ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat