Kadrijaj: Protestova me bashkëluftëtarët e mi që ua shërova plagët në luftë

Aktuale

Kadrijaj: Protestova me bashkëluftëtarët e mi që ua shërova plagët në luftë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 23:40
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se ka marr pjesë në protestë si veterane e luftës, dhe se nuk bën politikë me ta.

Ajo u shpreh se ngjarja e sotme e ka emocionuar deri në derdhje të lotit.

“Kam dashur t’i bashkohem bashkëluftëtarëve të mi, invalidëve të luftës që plagët e tyre unë i kom shëruar në luftë, dhe ka qenë e drejtë e imja legjitime. Unë nuk bëj politikë me veteranët. Unë ata i ndjej shpirtnisht. Kam qarë në protestë se kjo qeveri i ka detyruar veteranët të dalin e të protestojnë, dhe më ka ardhur turp kur janë ballafaquar kordonët e policisë dhe të veteranëve”, deklaroi ajo.

Kadrijaj shtoi se veteranët po kërkojnë që tash të përfshihen në pagën minimale, ndërsa sipas saj, Vetëvendosje po flet për një plan afatgjatë për reforma në skemën sociale, etj., dhe se duke pasur praktika të mëparshme që ato po shtyhen dhe nuk përfundojnë proceset, tash veteranët me prit deri sa te bëhet një reformë në sistemin pensional është e pakuptimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat