Deputetja e AAK-së: Shpresat se kjo qeveri do të mendoj në mirëqenien e qytetarit po shuhen përditë

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Shpresat se kjo qeveri do të mendoj në mirëqenien e qytetarit po shuhen përditë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:40
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me mos votimin e projektligjit për Trustin.

Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Bytyqi ka shkruar se shpresat se kjo qeveri do të mendoj në mirëqenien e qytetarit po shuhen përditë.

Postimi i saj i plotë:

TRUSTI S’KALON

Të dashur qytetarë,

Sot ndjej keqardhje e zhgënjim që zëri juaj nuk u dëgjua!

Një kërkesë e juaja, e drejtë e juaja, që sadopak t’ua lehtësojë krizën ekonomike që po e kaloni, ua mohoi pushteti aktual që veç për popullin s’është.

Shpresat se kjo qeveri do të mendoj në mirëqenien e qytetarit po shuhen përditë.

Uroj për ditë më të mira, pasi me këtë qeveri i kemi harruar ato!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat