Hekuran Murati jep lajmin e mirë për pagesën prej 100 eurove për studentët

Aktuale

Hekuran Murati jep lajmin e mirë për pagesën prej 100 eurove për studentët

Nga: N. Sh. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:57
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat e shtesës prej 100 euro për studentët.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se, grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ka pasur informata të sakta.

Ai thekson se pagesat nuk janë dorëzuar për të gjithë studentët, pasi që të dhënat nga universiteti kanë qenë të mangëta.

Ai shton se gjatë ditëve në vijim do të rikonfirmojnë të dhenat që janë për rastet e pakompletuara.

Postimi i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.

Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.

Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat