Mbi 300 punëtorë vullnetarisht largohen nga Telekomi

Aktuale

Mbi 300 punëtorë vullnetarisht largohen nga Telekomi

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:45
Telekomi

Telekomi i Kosovës ka përfunduar procesi i verifikimit të aplikimeve të punëtorëve për shkëputje vullnetare të marrëdhënies së punës.

Përmes një komunikate për medie, kjo kompani ka njoftuar se 302 punëtorë janë larguar vullnetarisht nga puna.

“Duke konstatuar, pas shumë hulumtimesh, analizash e diskutimesh të brendshme se një pjesë e madhe e stafit edhe përkundër përpjekjeve mbetet i paangazhuar dhe se me kontributin e tyre nuk i arsyetojnë shpenzimet që i ka kompania për pagat e tyre, si dhe duke marrë parasysh të drejtat e tyre ligjore dhe ikjen nga vendimmarrja subjektive, një nga idetë për uljen e këtyre shpenzimeve ishte oferta për largimin vullnetar të të punësuarve të cilët janë të zëvendësueshëm për kompaninë ndërkohë që ata shohin perspektivë për angazhime të tjera jashtë kompanisë”, është thënë në komunikatën e Telekomit.

Ndryshe në telekom ka probleme serioze për paga, pasi punëtorët janë ankuar për vonesa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat