Ademi: 30 deri në 35 mijë përdorues të drogës në Kosovë

Aktuale

Ademi: 30 deri në 35 mijë përdorues të drogës në Kosovë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:11
Muharrem Ademi

Në Kosovë janë diku rreth 30 deri në 35 mijë përdorues të drogës, ka bërë të ditur Muharrem Ademi nga Qendra Labyrinth në Prishtinë.

Sipas tij, problematike është fakti që më së shumti të rinjtë janë përdorues të kësaj lënde narkotike, teksa theksoi se mosha mesatare e tyre është 16 vjeç , në krahasim me vitin 2018 që ishte me mesatare 18.5 vjeç.

Ne mendojmë se në Kosovë janë dikur rreth 30-35 mijë përdorues të drogës. Prej tyre, janë dikur 10 mijë problematikë, të cilët sa paku përdorin 3 herë brenda javës. Problem i madh për ne dhe shqetësuese është fakti që të rinjtë janë duke përdorur droga. Mosha mesatare e përdorimit të fillimit të drogave në qendrën tonë është 16.0 vjeç. Nëse në vitin 2018, mosha mesatare e përdorimit të fillimit të drogës ka qenë diku 18.5 tash për 3 vite ka rënë në 16.0”, tha ai.

Ndërkaq, pas dy ditësh shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat