Latifi “godet” deputetët: Poza milionerësh, ndërsa nuk dijnë t’i lidhin dy fjalë pa gabime gramatikore

Aktuale

Latifi “godet” deputetët: Poza milionerësh, ndërsa nuk dijnë t’i lidhin dy fjalë pa gabime gramatikore

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:19
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi ka kritikuar deputetët për të cilët ka thënë se ka disa që nuk dijnë as të shkruajnë dhe janë përfaqësues të popullit.

Ai madje përmend një thënie të Joseph de Maistre që thotë se "çdo popull ka qeverinë që e meriton".

Shkrimi në Facebook:

Përditë e më shumë po bindem në vërtetësinë e thënies së Joseph de Maistre se "çdo popull ka qeverinë që e meriton".

Qeveritarët e zyrtarët e korruptuar e të paaftë, që popullojnë dendur institucionet, dhe deputetët që nuk dijnë t'i lidhin dy fjalë pa gabime gramatikore, ndërsa bëjnë poza milionerësh, nuk na kanë pikur nga qielli.Jo. Ata janë produkte të vendit të tyre, të popullit të tyre.Janë përfaqësues tipikë dhe autentikë të tij.Prandaj edhe zgjidhen e rizgjidhen vazhdimisht, pavarësisht skandaleve, defekteve e gabimeve që bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat