Dështon sërish votimi i dëshmitarëve në Komisionin hetimor për energjinë

Aktuale

Dështon sërish votimi i dëshmitarëve në Komisionin hetimor për energjinë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës.

Mbledhja është ndërprerë, pas një orë e gjysmë pune, pasi deputetët e opozitës nuk janë kthyer në mbledhje pas pauzës, duke bërë që ky Komision të mbesë pa kuorum.

Edhe më parë, mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, të mbajtura më 10 dhe 24 qershor, ishin përcjellë me një përplasje në mes pozitës e opozitës dhe kjo kishte bërë që të dështojë miratimi i listës së dëshmitareve, që do të ftoheshin për intervistim.

Ky Komision Hetimor është krijuar me kërkesën e LVV, pas kërkesës së opozitës që ka kërkuar Komision Hetimor për periudhën e fundit, të krizës energjetike në vend.

Ky komision i iniciuar me propozim të 42 deputeteve të pozitës përbëhet nga: Hajdar Beqa, Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, Rashit Qalaj, Armend Zemaj, Rrezarta Krasniqi, Time Kadrijaj, Duda Balje dhe Ljubinko Karadziq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat