“Ti je më i keq sesa që ishin dikur UDBA-shët dhe BIA-shët”/ Kështu i drejtohet Liri Loshi një pjese të shqiptarëve- kjo është arsyeja

Aktuale

“Ti je më i keq sesa që ishin dikur UDBA-shët dhe BIA-shët”/ Kështu i drejtohet Liri Loshi një pjese të shqiptarëve- kjo është arsyeja

Nga: M.L. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:56
Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se “Serbia nuk na njeh neve, por as ne nuk e njohim Serbinë”.

Loshi ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke pyetur nëse mbi 100 mijë shqiptarë të Kosovës me pasaporta të Serbisë, a e njohin këtë shtet.

“Albin Kurti tha: “Serbia nuk na njeh ne, por as na nuk e njohim Serbinë.” Çim Peka tha: “Deklaratat për mosnjohje të Serbisë mund të implikojnë pretendime territoriale të Kosovës ndaj Serbisë.”

Le të mbetet çështje e kryeministrit tonë, e jursitëve dhe ekspërtve të diplomacisë që e këshillojnë kryeministrin me vendosë bashkë a na bëjnë mirë a dem deklaratat e tilla. Ajo që pyes unë tash është kjo: ata mbi 100 mijë shqiptarë të Kosovës që bartin pasaporta të Serbisë a e njohin Serbinë! Po Kosovën, e njohin ata?

100 mijë (e mbase më shumë) shqiptarë identifikohen me pasaporta të Serbisë kudo që udhëtojnë jashtë Kosovës”, ka thënë Loshi në një postim në Facebook.

Kjo sipas Liri Loshit, flet më së miri për nivelin tonë të ulët të vetëdijes për shtetin dhe për kombin.

“A nuk është ky një argument në dorë të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

Njerëzit duan të dinë kush ka punu dikur për Serbinë, kush ka qenë me UDB-në, BIA-n etj dhe nuk duan të dinë kush është sot me Serbinë. Në kohën kur shteti tjetër nuk e njeh shtetin tënd ti identifikohesh me atë shtet, atëherë kush je ti? Ti je më i keq sesa që ishin dikur udbashët dhe biashët shqiptarë”, ka përfunduar Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat