KDI: Ja sa për qind e qytetarëve mendojnë se Asociacioni e cenon sovranitetin

Aktuale

KDI: Ja sa për qind e qytetarëve mendojnë se Asociacioni e cenon sovranitetin

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:23
Violeta Haxholli

54 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe e cënon sovranitetin.

Kështu thonë rezultatet e një ankete të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në këtë anketë janë intervistuar mbi 2 mijë qytetarë nga Kosova dhe Serbia.

Violeta Haxholli nga KDI tha se qytetarët serb janë shfaqur më skeptikë ndaj procesit integrues të BE-së.

Haxholli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zhvillojë një dialog me komunitetin serb që t’i integrojë ata.

“Kërkojmë që qeveria e Kosovës të zhvillojë një dialog me komunitetin serb që t’i integrojë në këtë aspekt. Qytetarët e Serbisë janë më skeptik për këtë Dialog dhe më fajësues ndaj BE-së dhe kemi parë se këta qytetarë nuk po përfitojnë dhe nuk janë të kënaqur me rolin e BE-së dhe janë shumë skeptik për mbylljen e marrëveshjes”- tha Haxholli.

Ajo i prezantoj disa nga pyetjet e parashtruar në anketë, sipas të cilave mbi 49 për qind e qytetarëve të Kosovës dhe mbi 56 për qind e atyre në Serbi, mendojnë që raportet mes dyja vendeve kanë mbetur të njëjta pavarësisht dialogut.

“Në Kosovë 49.3 për qind e anketuesve mendojnë se kanë mbetur të njëjta pavarësisht procesit të dialogut, ndërsa në Serbi 56.5 e respodentëve e mendojnë të njëjtën përgjigje se dialogu nuk i ka bërë marrëdhëniet as më të mira e as më të këqija”- tha Haxholli.

Tutje ajo theksoi se mbi 50 për qind e të intervistuarve në Kosovë mendojnë se nga dialogu po përfitojnë partitë politike në Serbi.

“Në Kosovë 51.4 për qind mendojnë se partitë politike në Serbi mendojnë se po përfitojnë prej dialogut, ndërsa në Serbi 30 për qind e qytetarëve nuk e dijnë se kush po përfiton nga dialogu mes dyja vendeve. Këtu vetëm 11 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se po përfitojnë nga dialogu, respektivisht vetëm 7 për qind e qytetarëve në Serbi deklarojnë se po përfitojnë nga dialogu Kosovë- Serbi – theksoi ajo.

Sipas rezultateve 49 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë se pavarësisht dialogut marrëdhënia mes Kosovë e Serbisë ka mbetur e njëjtë, ndërsa kështu mendojnë edhe 56 për qind të serbëve të anketuar, thuhet në anketimin e KDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat