Mehaj thotë se Kosova dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara

Aktuale

Mehaj thotë se Kosova dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:20
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova dhe NATO, janë natyrshëm të bashkuara.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global.

“Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid – shpresë për botën e lirë dhe demokratike   Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s. Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj.

Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj – NATO-së. Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale”, ka shkruar Mehaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat