Haxhilerët kthehen në shtëpi, shtyhet fluturimi

Aktuale

Haxhilerët kthehen në shtëpi, shtyhet fluturimi

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 21:14
Ilustrim

285 haxhilerët, qëndruan në aeroportin e Prishtinës për 10 orë. E njoftimi të cilën e pritën, erdhi në ora 11:00.

Në këtë formë u njoftuan se fluturimi i tyre për ne Xhideh të Arabisë Saudite, u shty për të enjten.

Kjo pasi aeroplani që do t’i transportonte ata, pësoi defekt teknik gjatë rrugës.

Kjo bëri që haxhilarët, pas gati 12 orësh qëndrim, të kthehen përseri në shtëpitë e tyre.

E shtyrja e fluturimit, duket se mërziti besimtarët.

‘Është për të ardhur keq, është një organizim kaq joserioz për një cështje kaq serioze. Njerëzit janë përshëndet me familjarët e tyre, edhe janë nis për një çështje shumë madhore”, tha Hazir Gashi, profesor universitar.

Por, kjo sfidë duket se nuk ua zbehi dëshirën për vizitën e vendeve të shenjta.

Ndërkohë, nga BIK, kanë treguar arsyetimet e kompanisë së fluturimeve “Jordan Aviation”, për shtyrjen e udhëtimit.

Bashkë me këta besimtarë, të enjten do të udhëtojë edhe grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova.

Ndërsa nga Bashkësia Islame e Kosovës, kanë njoftuar se grupi i parë i besimtarëve që u nis mëngjesin e së martës, tashmë kanë arritur në qytetin e Mekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat