Musa thotë se shkalla e korrupsionit në Kosovë nuk është aq e lartë siç perceptohet në opinion

Aktuale

Musa thotë se shkalla e korrupsionit në Kosovë nuk është aq e lartë siç perceptohet në opinion

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 21:49
Skënder Musa

Avokati, Skënder Musa thotë se prej se ka ardhur në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka filluar që të komentohen vendimet e gjykatave.

Sipas tij, kjo ka ndikuar te faktori ndërkombëtar që të mos e përkrahin Vettingun.

Musa tha se shkalla e korrupsionit në Kosovë nuk është aq e lartë siç perceptohet në opinion.

“Nuk duhet harruar faktin që sistemi i drejtësisë së Kosovës është lart më i ngritur se sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Shkalla e korrupsionit nuk është kjo që ekziston në opinion dhe ka gjyqtarë e prokurorë mjaft të ngritur. Nëse fillon me një Vetting të plotë nuk bie në kolaps drejtësia në Kosovë, sepse numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të ishin rënë në procedurën e Vettingut kishte me qenë shumë shumë më i vogël se në Republikën e Shqipërisë, por edhe në vendet të tjera të regjionit”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat