Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Kërkohet të arrihet sa më shpejt – kjo është arsyeja!

Aktuale

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Kërkohet të arrihet sa më shpejt – kjo është arsyeja!

Nga: M.H. Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Dialogu Kosovë-Serbi është një nga temat që përveç vendin tonë është bërë përgjegjësi e madhe edhe për vendet ndërkombëtare.

Mosarritja e një marrëveshje mes dy vendeve ka arritur të sjellë tensione të mëdha.

Ndërmjetësimi i BE-s dhe SHBA-s nuk po arrinë të sjellë një zgjidhje të duhur për të dy vendet.

Është Serbia ajo e cila nuk po pranon kushtet e Kosovës duke theksuar që nuk do ta njoh vendin tonë.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur sekretari i AKR-së, Vesel Makolli.

Ai u shpreh se një nga gjërat pozitive të vendit tonë është mbështetja e forcave botërore e që një marrëveshje e të palëve të barabarta duhet të arrihet.

Gjithmonë kur kemi pas të bëjmë me lufta që kanë zgjatë edhe me dekada, në fund palët ndërluftuese kanë arritur marrëveshje konformë situatës në terren. Në rastin tonë, konstelacioni i forcave botërore ka qenë në anen e drejtë, gjegjësisht në anën tonë dhe është arritur që Kosova të çlirohet nga zgjedhja shekullore duke krijuar shtetin e pavarur dhe sovran të pranuar nga 120 vende të botës. Këtë realitet nuk ka kush e kthen mbrapa dhe një marrëveshje në mes të dy paleve tani të barabarta(dy shtete sovrane) duhet të arrihet”, u shpreh ai.

Makolli thotë që duhet të ketë një marrëveshje mes të dy palëve pasi ndryshe nuk mund të anëtarësohen në BE.

Faktori vendimmarrës ndërkombëtar i ka vu kornizat për këtë marrëveshje, andaj palët duhet t’i respektojnë ato, në veçanti Serbia, e cila i ka dyert e mbyllura në BE nëse nuk arrinë marrëveshje me Kosovën.”, përfundoi Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat