“Ec bre!”, “Jo, ec ti!”, përplasje mes Dukagjin Goranit dhe Shkëlzen Gashit në studio

Aktuale

“Ec bre!”, “Jo, ec ti!”, përplasje mes Dukagjin Goranit dhe Shkëlzen Gashit në studio

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:40
Dukagjin Gorani dhe Shkëlzen Gashi

Analistët Dukagjin Gorani dhe Shkëlzen Gashi janë përfshirë në një debat të zëshëm në Pressing.

Përplasja mes tyre u nxit, pasi që Gashi tha se disa institucione, përfshirë RTK-në, kanë funksionuar më mirë në kohën e UNMIK-ut se gjatë qeverive të deritanishme.

“Ec bre”, i është drejtuar Gorani Gashit pas shprehjes së këtij qëndrimi.

“Jo ec ti, ec ti”, ia ka kthyer Gashi Goranit.

Gorani i tha që ka punuar në RTP dhe e njeh më mirë se Gashi situatën në këtë institucion.

Debati ka vazhduar mes tyre me tone të larta, teksa Gashi ka thënë se meriton më shumë hapësirë pasi është “minoritet” në studio, për shkak të qëndrimeve ndryshe nga tre musafirët e tjerë.

Në një moment, Gashi thotë se refuzon të flas, duke u thënë bashkëdebatuesve: “Vazhdoni, folni sa të doni dhe na tregoni që në këtë vend gjithçka ka qenë mirë veç pse keni qenë mirë ju”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat