Nuredin Lushtaku rrezikon deri 5 vjet burg

Aktuale

Nuredin Lushtaku rrezikon deri 5 vjet burg

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 06:55
Nuredin Lushtaku

“Pengim i personit zyrtar në ushtrimin e funksionit zyrtar”, kjo është vepra për të cilën po hetohet ish – deputeti i Kosovës dhe ish- nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

Nuredin Lushtaku dhe familjarë të tij, dyshohet të jenë përfshirë në një incident me policë të Kosovës, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Avokati i Nuredin Lushtakut,  Artan Qerkini tha Lushtaku është duke u hetuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në ushtrimin e funksionit zyrtar”.

Sipas Kodit Penat të Republikës së Kosovës, sipas nenti  410 “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” , nëse personi zyrtar rezulton me lëndime të lehta trupore, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë deri në pesë vjet.

“2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të personit zyrtar apo ndihmësi të tij ose përfshin kanosje për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.”, thuhet në Kodin Penal.

Nuredin Lushtaku është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt pasi është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat