Kryetari i Skenderajt viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Aktuale

Kryetari i Skenderajt viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 13:16
Fadil Nura

Fadil Nura, kryetari i Skenderajt ka shkuar për vizitë në Hagë, tek ish krerët e UÇK-së, Thaçi e Veseli.

Nura ka shkruar se tek Thaçi e Veseli, ka parë një moral të lartë dhe shëndet të mirë.

Postimi:

“Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Nura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat