A e paguajnë ujin e pijshëm institucionet publike? Tregon Xhafa

Aktuale

A e paguajnë ujin e pijshëm institucionet publike? Tregon Xhafa

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Objektet qeveritare, e hapësirat e objekteve nën menaxhimin e Kuvendit të Kosovës, si dhe ish-objekti i Rilindjes, që sot aty operojnë një mori Ministri, konsumojnë ujin nga sistemet e Ujësjellësit KRU Prishtina.

Por, sa janë pagues të rregullt të ujit institucionet publike?

Për këto, ka folur ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv në KRU Ujësjellësi, Sokol Xhafa.

Ai tha se “pjesa e institucioneve qendrore në përgjithësi janë të rregullta” në pagesa të ujit, përfshirë Kuvendin, Qeverinë e Ministritë.

Xhafa shtoi se “ka raste, për shembull, Ministria e Industrisë që e ka Parkun e Biznesit në Drenas, që është shumë mbrapa me pagesa, që me thënë të drejtën nuk e kuptoj pse nuk i procesojnë pagesat. Është një borxh i madh.”

Sipas tij, ka probleme me disa fatura të QKUK-së, ndonëse në parim janë të rregullt, si dhe probleme në pagesa herë pa herë kanë edhe Agjencitë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat