Rekord rastesh të reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Rekord rastesh të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:06
Pamje nga QKUK

Po vazhdon rritja e rasteve me Koronavirus në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e S hëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 341 raste të reja pozitive, përcjell Bota sot.

Nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 64 persona.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1521.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 78 persona./BS

Image
Statistikat nga MSH
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat